TV LIVE
Nga Vendi
17 January 2022
Gjykata Themelore e Kërçovës përballet me vështirësitë e mungesës së kuadrove

 Gjykata Themelore e Kërçovës përballet me vështirësi të mëdha që shkaktohen nga mungesa e kuadrit profesional dhe administrativ. Aktualisht kjo gjykatë funksionon me vetëm 7 gjykatës të cilët nuk mund të përballojnë fluksin e madh të lëndëve nga teritori i Kërçovës, Makedonski Brodit dhe Dibrës.

Që nga 1 janari i vitit 2020, Gjykatës së Kërçovës iu këthyen kompetencat e zgjëruara për trajtimin e lëndëve nga teritori që përfshin edhe Makedonski Brodin dhe Dibrën. Por ky zgjërim që e rriti dukshëm volumin e punës, nuk e rriti edhe numrin e punëtorve të Gjykatës, të paraparë me sistematizimin e ri.

Nga 122 vendet e parapara sipas sistematizimit të ri të vendeve të punës, janë realizuar vetëm 49-të, një numër ky shumë i vogël i punëtorëve për të mbuluar një territor kaq të gjërë, thotë Kryetarja e Gjykatës së Kërçovës Hamdije Zenku.

 

Para dy vitesh Gjykata e Kërçovës, me kompetenca të reduktuara, kishte 17 gjykatës ndërsa aktualisht funksionon me vetëm 7 gjykatës, të cilët nuk mund të përballojnë fluksin e madh të lëndëve nga një teritor i zgjëruar. Duke pasur parasyshë këto ngarkesa që vijnë si pasojë e numrit të vogël të gjykatësve dhe zgjërimit të kompetencave si dhe teritorit të fushëveprimit, Gjykata e Kërçovës ka nevojë për rritjen e numrit të gjykatësve, nënvizon kryetarja e Gjykatës së Kërçovës Hamdije Zenku. 



Të ndryshme
Më shumë