TV LIVE
Nga Vendi
17 January 2022
Çmimet e larta të ngrohjes qendrore, përplasin VMRO-DPMNE dhe LSDM-në

Pas krizës me ngrohjen qendrore, “SHA EEM” edhe zyrtaristh këtë javë ndërmerr udhëheqjen me kompaninë “BEG”. Deri në përfundim të krizës me sigurimin e ngrohjes qendrore, “EEM” do t’i udhëheq tre subjektet e kompanisë BEG prodhimi, distributimi dhe furnizimi pasi që ka marr për sipër të shpërndaj ngorhje qendrore gjatë stinës së dimrit. Sipas marrëveshjes, në vend të orës 22, tani më tutje nxemje në gjithë shtëpitë e qytetarëve do të ketë deri në orën 01:00 në mesnatë. Që i bie se ata nxemje do të kenë tre orë më gjatë, por në asnjë mënyrë nuk do të mund të arrihet  temperatura e më herëshme e ngrohejs prej 24-25 celsius, thane regullatorët. VMRO-DPMNE opozitare akuzon se kriza me ngrohjen qendrore dhe rritja e çmimit janë rezultat i menaxhimit të keq të qeverisë.

 

“Në pajtushmëri me çmimin e gazit natyror në tregun botëror, LSDM dhe KRRE nuk arritën të parashikojnë ose parashikuan por e heshtën se kompania BEG nuk do të ketë kushte për të funksionuar gjatë stinës së ngrohjes. Mbi bazë të cilave llogarive matematikore KRRE dhe Qeveria sollën vendim për rritjen e çmimit të ngohjes për 14%. Besilimovski i cili me bindje thonte se nuk do të ketë problem me kompanin se ato janë të sigurtë sa i përket sezonit të ngrohesj, dhe i mbain qytetarët në pasiguri deri momentin e fundit.”, tha Marija Miteva nga VMRO-DPMNE.

 

I mënjëherëshëm ishte reagimi i LSDM-së. Thonë se Qeveria e re punon në zgjidhjen e këtyre problemeve, për dallim nga VMRO-së e cila promovon politika destruktive. 

 

“Kriza energjetike është problem global, ndërsa kriza ekonomike është pasojë e pandemisë së koronavirusit  me të cilën përballet e gjithë bota. Ata nuk i shkaktoi LSDM, por për dallim nga VMRO-DPMNE, Qeveria e re menjëherë filloi me zgjidhjen e sfidave të cilat paraqiten. Qeveria amortizon rritjen e çmimit të energjisë elektrike në tregun botërore duke injektuar mjete finansiare tek kompanitë energjetike dhe tek qytetarët nga kategoritë më të rrezikuara për të paguar faturat e energjisë elektrike.”, thonë nga LSDM. 

 

Edhe nga Qeveria kanë ripërësirtur se rritja e çmimit nuk do të ndikojë në faturat përfundimtare të qytetarëve pasi diferenca e çmimit do të mbulohet nga shteti. 



Të ndryshme
Më shumë