TV LIVE
Nga Vendi
17 January 2022
Kodra e Diellit dje tërë ditën e bllokuar nga kaosi në trafik

Edhe pse e vetmja ditë ku popullata mund t shfrytëzoj për pushimeështë e diela këtë ditë gjithkund mund të shkosh përvec se në Kodrën e diellit, një familjes nga Pollogu gjegjësisht nga Gostivari apo Tetova, për të vizituar Kodrën e Diellit i duhet minimum 4 orë kohë e lirë pritje, jashtë kohës së destinuarër pushim në Koder.Kaosi ne Komunikacion veshtirson shume qarkullimin e lire te automjeteve e mbi 2 kilometra vizitoret detyrohen qe te ecin ne kembe Kodra eshte e madhe, por jo dhe aq sa ditët e pushimit të jenë tmerr pritjesh në këtë qendër. Ne u munduam që të kontaktojmë me Iniciativen të shpëtojm Kodrën e diellit por për dallim nga radhët tjera që në marrjen e mandatit për këshilltar Hamdi Sulejmani nuk ka kohë për të dhënë dekalratë.Nga Komuna e Tetovës parashohin disa projekte për Kodrën e diellit që të zgjedhin problemin e parkingjeve dhe kaosit në  trafik. 

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka ftuar në bashkëpunim gjithë shoqërinë civile, pushtetin qendror dhe gjithë njerzit që duan të kontribuojnë për të mirën e qytetarëve për të hartuar një plan detal urbanistik për Kodrën e Diellit, që do të zgjidhte njëherë e përgjithmonë problemin me kaosin në komunikacion. Ditëve në vijim Kryetari Kasami do të fillojë takimet intenzive për të gjetur një zgjidhje edhe pse teleferiku nuk është në kompetencë të komunës, por ne do të angazhohemi që të gjejmë një zgjidhje të përbashkët me të gjithë faktorët. Thonë nga komuna e Tetovës.

Një pjesë bukur e madhe nuk e duronin dot radhët e gjata dhe të dëshpëruar ktheheshin.Ndërsa edhe ata që ngjiteshin nuk kishin se ku ta lënë veturën përshkak të mungesës së vendeve të parkimit.

Gzetar: Nevrij Ademi



Të ndryshme
Më shumë