TV LIVE
Nga Vendi
17 January 2022
Korrupsioni, problem madhor në Ballkan, Escobar paralajmëron sanksione të tjera

"Korrupsioni është një problem madhor në Ballkanin Perëndimor" kështu u shpreh zv.ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit dhe i dërguari i posaçëm për rajonin, Gabriel Escobar, në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe. 

 

Ai tha se sanksionet nuk janë mjeti kryesor i angazhimit amerikan në Ballkanin Perëndimor, por ato kanë efekt në stabilizimin e rajonit dhe do të ketë edhe të tjera në vazhdim.

 

Por u kujdes të saktësojë se sanksionet shënjestrojnë individët e përfshirë thellësisht në korrupsion.

 

Escobar thotë se njoftimi për më shumë sanksione vlen për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. 



Të ndryshme
Më shumë