TV LIVE
Nga Vendi
17 January 2022
Shtyhet fillimi i gjysmë vjetorit të dytë, mësimi fillon më 1 shkurt

Shtyerjen e fillimit të gjysmë vjetorit të dytë, sonte e ka konfirmuar edhe zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.

Ai në llogarinë e tij të facebookut bëri të ditur se me vendim të Qeverisë dhe në interes të mbrojtjes shëndetëore, në përputhje me informacionin epidemiologjik se vendi është në pikun e infektimit, shkollat do të hapen me 1 shkurt shkruan Alsat.

 

“Nisja e gjysmëvjetorit të dytë për arsimin fillor dhe të mesëm shtyhet për 1 shkurt.

 

Sonte pas mbledhjes së parë të shtabit koordinativ për menaxhimin me kriza, Qeveria e mori vendimin e mësipërm në seancën e vet të dytë.

 

Synojmë mbrojtjen shëndetësore pas informacionit epidemiologjik se vendi është në kulmin e infektimit.

 

Viti shkollor do të përfundojë më 10 qershor.”

 

 



Të ndryshme
Më shumë